European Studies and Diplomacy Information

Sunday, March 13, 2011

A duhet te njihet me shume Pavarsia e Kosoves?

Kosova eshte shteti me ri i formuar ne historine e shteteve ne mbare globin.

Predendimet e Serbeve ka qene gjithmone se territori i Kosoves ka qene pjese e saj, por fletet e historise tregojne te kundert.

Serbet u vendosen ne Ballkan ne fillim te shekullit te 7. Baza e tyre ishte jashte Kosoves te cilet ato e pushtuan gjate fillimit te shekullit te 13. Keshtu qe pohimi qe Kosova eshte djepi i Serbise eshte i pavertete. Ajo cfare eshte e vertete eshte se ato e sunduan Kosoven per rreth 250 vjet deri kur osmanet arriten kontrollin e plote ne te gjithe territorin gjate shek.15.

Kishat dhe manastiret kane mbetur qe nga ajo periudhe. Kosova ishte territori i pushtuesve osmane deri sa u pushtua nga forcat serbe ne vitin 1912. Serbet u shprehen gjate asaj kohe se e cliruan Kosoven por faktet tregojne te kunderten. Keshtu qe “pushtim” eshte fjala e duhur qe duhet te perdoret ne kete rast.

Ajo vazhdoi te ishte territor i okupuar deri ne vitin 1918. Kosova u inkuadrua jo ne shtetin serb por ne Jugosllavi.Pati nje nderprerje gjate Luftes se Dyte Boterore, por ajo mbeti pjese e saj deri ne vitin 2006. Deri ne shkaterrimin e Jugosllavise Federale, Kosova kishte status te dyfishte.

U quante pjese e Serbise, por ishte gjithashtu pjese e federates. Statusi mbizoterues mbi territorin e Kosoves ishte ai i federates se ish Jugosllavise. Kosova kishte parlamentin dhe qeverine e saj dhe ishte perfaqesuese e drejtperdrejte ne nivel federal sikur ishte edhe Serbia. Kosova ishte njera nga tete njesite perbere te sistemit federal te Jugosllavise.

Faktet tregojne se te gjitha njesite pothuajse kane fituar pavarsine e tyre dhe jane shtet me vete. Populli i Kosoves per te fituar pavarsine e tyre ka bere perpjekje te medha. Por fale nderhyrjes se Natos ne 1999 per te parandaluar nje katastrofe humanitare dhe per te siguruar siguri e stabilitet ne vend si dhe per te vendosur paqe ne te gjitha vendet e Ballkanit, ishte si nje drite jeshile per mbare Kosoven, per te zgjidhur situaten e tyre dhe per te vendosur pavarsine dhe krijimin e shtetit sovran.

Organizmat e ndryshme nderkombetare kane ndihmuar per te zgjidhur dhe vendosur statusin e Kosoves.Pas vitit 1999 jane bere bisedime te ndryshme per te zgjidhur situaten mes shtetit te Serbise dhe Kosoves.

Predendimet e shtetit Serb kane qene qe Kosova te kete autonomi dhe jo pavarsi.Por kjo nuk eshte pranuar anjehere nga populli i Kosoves.Mbare Kosova kerkonte pavarsi dhe njohja e shtetit te saj si nje shtet sovran e demokratik ku te respektohen te gjitha parimet dhe standartet nderkombetare.Nga e drejta nderkombetare dime qe nje shtet te jete subjekt i se drejtes nderkombetare dhe te njihet si nje shtet me vete duhet te permbushe disa kritereve :

-Duhet te kete nje popullsi,nje grup njerezish qe jetojne bashkerisht,pavarsisht nga raca e tyre,kombesia,feja etj.

-duhet te kete nje territor ne te cilen jeton kjo popullsi.

-duhet te kete nje qeveri,nje autoritet autonom dhe i pavaruar qe ka kompetenca per te drejtuar ne baze te nje sistemi juridik te caktuar.

-duhet qe qeveria te kete sovranitet dhe integritet per te perfaqesuar vendin ne aren nderkombetare.

Me plotesimin e ketyre kritereve njohja ne arenen nderkombetare nga shtetet e tjera eshte hapi i fundit per fitimin e pavarsise dhe sovranitetin e nje shteti.Duke marre parasysh cfare u tha me lart Kosova i ploteson te gjitha keto kritere ,prandaj nuk ngelet qe tjeter te theksohet madje edhe me ze te larte qe pavarsia e Kosoves duhet te njihet nga te gjitha shtetet e mbare botes.

Me 17 shkurt shteti i Kosoves shpalli pavarsine. Njohja e shtetit te ri te Kosoves eshte bere nga shume shtete te botes, mbare globin.

Perfaqesuesit e te gjitha shteteve kane shprehur nje zeri se”ka ardhur koha qe popullit te Kosoves ti jepet rasti per te vetvendosur per te ardhmen e tij dhe te popullit te tij”.

Pas dates 17 shkurt qeverisja e shtetit te Kosoves ka hartuar planin dhe ka filluar zbatimin e ketij plani ku prioritet ka:

-fuqezimi i institucioneve te vetqeverisjes lokale.

-forcimi i shtetit ligjor

-mbrojtja e minoriteteve

-mbrojtja e te drejtave te njeriut

-zhvillimi ekonomik.

Keto mund te cilesohen si prioritete te brendshme te qeverisjes, kurse ato te jashtme mund te cilesojme njohjen dhe pjesemarrjen e shtetit te Kosoves ne te gjitha strukturat nderkombetare. Permbushja e ketyre prioriteteve nuk do te sillte gje tjeter vecse integrimin e metejshem te shtetit me te ri ne bote, Kosoves.

No comments:

Post a Comment