European Studies and Diplomacy Information

Sunday, March 13, 2011

BASHKEPUNIMI DOGANOR SHQIPERI - MAL I ZI

Përmbajtja

1. Hyrje 2

2. Lista e shkurtimeve 3

3. Metodologjia 4

4. Kapitujt 4

5. Përfundimet 23

6. Bibliografia 24

LISTA E SHKURTIMEVE

BE Bashkimi Evropian

BNK Bashkëpunimi Ndërkufitar

CEFTA Marrëveshja e Tregtisë se Lire për Evropën Qendrore

CBC Cross Boder Coperation

Mln. Milione

PHARE Asistenca per rindertimin ekonomik

ECHO Zyra e ndihmes komunitare e Bashkimit Evropian.

IPA Instrumenti i Ndihmës se Para-aderimit

MSA Marrëveshja e Stabilizim – Asociimit.

SME Ndërmarrjet e Vogla dhe te Mesme


METODOLOGJIA

Hyrje.............

1.1. Lista e shkurtimeve..................

1.2. Metodologjia .......................

2. HISTORIA DHE ANALIZAT E ZONES SE PROGRAMIMIT .................

2.1.Historia.................

2.2.Demografia.........

2.3. Pakicat Etnike .............

2.4. Infrastruktura rrugore................

3.KUADRI INSTITUCIONAL I PROGRAMIT .....................

3.1.Turizmi........................

3.2. Bashkepunimi doganor ne tre dekadat e para te shek IXX .....................

3.3. Zhvillimi ekonomik..................

3.4. Kuadri institucional …………...

3.5. Analiza e pikave te dobeta dhe te forta te zonave ..........

4.Projekti Pilot 2007-2009 ………

4.1. Projekti pilot 2007-2009 ..........

4.2. Objektivi i pergjithshem i programit .............

4.3. Menaxhimi i projektit ...........

4.4. Zonat perfituese .................

4.5. Bashkepunimi kufitar ne kuader te IPA......

5. STRATEGJIA E PROGRAMIT TE BASHKEPUNIMIT ...........

5.1. Objektivi i pergjithshem strategjik i programit.........

5.2. Objektivi kryesor i IPA ............

5.3. Eksperienca me aktivitetet nderkufitare..............

5.4. Strategjia e programit te bashkepunimit nderkufitar….......

5.5. Prioritetet e projektit..................

5.6. Fazat e punimeve ..........

5.7 . Perparesite e pikes se perbashket kufitare ..........

5.8. Punimet ne piken e perbashket doganore Shqiperi .…...

5.9. Argumenta permbyllese.........

2.1. Historiku

Mali i Zi ka qene një mbretëri e pavarur qe nga Mesjeta e deri ne vitin 1918. Pas luftës se pare botërore, Mali i Zi u be pjese e Federatës Jugosllave, dhe mbeti pjese e kësaj federate bashke me Serbinë.Pas kolapsit te Jugosllavisë shkeputja e Malit te Zi vjen ne vitet 1991-92 .Statusi i pavarësisë se Malit te Zi u vendos me referendum për pavarësi me 21 Maj 2006 dhe menjëherë pas kësaj Parlamenti I Malit te Zi shpalli pavarësinë e vendit.

Me 28 Qershor 2006, Mali i Zi u be shteti i 192-te i Kombeve te Bashkuara. Zona kufitare në mes Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë në mënyrë institucionale ka funksionuar në mes të dy luftërave botërore duke vazhduar deri në vitin 1948.

Shqiperia pas 50 vjetësh regjim totalitar komunist, ne vitin 1991 hyri ne rrugën e reformave demokratike. Duke e marre veten pas renies se shtetit ne vitin 1997, Shqipëria ka arritje shume te mira ne drejtim te treguesve te qëndrueshëm te rritjes ekonomike. Rritja mesatare vjetore është 7% për vitet 1997-2005,dhe e rendiste ate ne vendet me te larta për ekonomitë e vendeve ne tranzicion. Menaxhimi i suksesshëm makroekonomik i ka dhënë një kontribut te rëndësishëm kësaj rritjeje, çka ka berë edhe një faktor kyç për uljen e nivelit te varfërisë ne vend, dhe për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik.Politikberja ne vitet e pluralizmit i ka kushtuar nje vemendje te vecante integrimit te Shqiperise, dhe permbushjes se kritereve per te qene anetare te Bashkimit Evropian.Anetaresimi ne Nato i dha Shqiperise nje mision fisnik dhe e ftoi ate te jete shembulli model per vendet e tjera kandidate per te hyre ne Nato.Ne kuader te BE vendi yne ka qene dhe eshte perfituese e drejtperdrejte e nje sere projektesh dhe programesh te financuara nga BE ne saje te politikave rajonale.Dallohen disa faza ku BE ka akorduar asistence kundrejt Shqiperise:

Faza e pare:1991-19931 Asistence e dhene nepermjet dy programeve PHARE dhe ECO.

Faza e dyte :1994-20002 Dhenia e ndihmave ne mbeshtetje te reformave ekonomike.

Pas vitit 1997 mbeshtetja e BE, u perqendrua me shume ne rivendosjen e veprimit te ligjit dhe ne zhvillimin e infrastruktures baze.Vitet 1998-2000 fokusi i asistences se komunitetit u shtri pergjithesisht ne stabilitetin demokratik.

Faza e trete 2001- 2007, asistence ne saje te bashkeveprimit nderkufitar si dhe dhenies perparesi ceshtjes se sigurise si nje nder elementet qe i eshte kushtuar me shume vemendje, si edhe drejtimit te kapaciteteve administrative.Ritmi i implementimit per Shqiperine eshte me i larti ne rajon akorduar nga BE.Vetem gjate periudhes 1991-2004 BE ka alokuar per Shqiperine 1273.1 milion Euro.

_________________________________________________________________________

1Ne pergjigje te situates se krizes,e fokusuar ne operacionet e emergjences dhe rindertimit.

2Fokusim ne mbeshtetje te tranzicionit politik,institucional dhe ekonomik.

Synimi i asistences se BE ka qene permiresimi i kushteve te jeteses,te popullsise Shqipetare,promovimi i vlerave shoqerore,konsolidimi i institucioneve demokratike,zhvillimi ekonomik, inkurajimi per bashkepunim,siguri ne rajon ,siguri kufitare promovim drejt lirive dhe te drejtave te njeriut.

Ne saje te financimeve rajonale nga Bashkimi Evropian vjen edhe financimi ne kuader te bashkepunimit rajonal dhe pikerisht fondi i akorduar per bashkepunimin nderkufitar,ndertimin e pikes se perbashket kufitare mes Shqiperise dhe Malit te Zi.

2.2 Demografia ne rajonin e pilotuar.

Popullsia e përgjithshme ne zonën e programimit numëron rreth 0.7 milion banore. Zonat kufitare kane shume karakteristika te përbashkëta por gjithashtu edhe diversitet ne lidhje me zhvillimet demografike. Zona e programimit ka një popullsi te shpërndarë si dhe një numër te kufizuar qytetesh te mëdha mbi 50,000 banore. Zona karakterizohet nga tendenca te fuqishme migratore ne dhjetëvjeçarin e fundit, i orientuar kryesisht drejt qendrave urbane me potenciale me te mëdha ekonomike.

Popullsia2 qe banon ne zonën përfituese Shqiptare shkon deri ne 0.34 milion apo 10.7 % te popullsisë se përgjithshme ne Shqipëri2. Kjo zone ka nivel te ulet urbanizimi veçanërisht rajoni i Kukësit. Qyteti i Shkodrës është qendra me e madhe urbane me rreth 83,000 banore.

Lëvizjet e mëdha migratore qysh nga rënia e regjimit komunist kane ndikuar negativisht ne rritjen e popullsisë dhe strukturën e popullsisë ne këtë zone. Pavarësisht nga nivelet e larta te rritjes natyrale pozitive, popullsia ne zonën kufitare Shqiptare është zvogëluar me rreth 1/3 për shkak te lëvizjeve migratore te brendshme dhe te jashtme te popullsisë.

Popullsia qe jeton ne zonën përfituese te Malit te Zi është rreth 0.35 milion çka përbën rreth 58% te popullsisë totale te Malit te Zi. Kjo zone ka nivel te larte urbanizimi dhe popullsia është e përqendruar kryesisht ne qendrat urbane te zhvilluara ekonomikisht si Podgorica, Bar dhe Budva. Migracioni inter-rajonal ka ndikuar ne tendencat e rritjes se popullsisë.

Ne zonat me te zhvilluara ekonomikisht, vërehet një rritje pozitive e popullsisë gjë qe fsheh disi tendencën negative te rritjes natyrale. Ne zonat me pak te zhvilluara ndodh fenomeni i kundërt te dyja zonat përfituese kane te njëjtën mesatare te densitetit te popullsisë 57 banore për km2. Ne pjesën malazeze, për arsye te përqendrimit te një numri qytetesh, densiteti i popullsisë i afrohet me shume mesatares kombëtare te Malit te Zi 68 banore për km2. Ne pjesën Shqiptare dendësia e popullsisë është dy here me i ulet se mesatarja kombëtare 109 banore për km2.

2Banka Boterore, “Shqiperia: Ristrukturimi i Shpenzimeve Publike ne Mbeshtetje te Rritjes ekonomike – rishikimi Institucional dhe i Shpenzimeve Publike, Dhjetor 2006 , Volumi I, pg 2

3Popullsia per palen Shqipetare ne vitin 2005 dhe popullsia per palen malazeze ne vitin 2003


2.3. Pakicat Etnike

Ne zonën e programimit jetojnë grupe te ndryshme etnike, veçanërisht ne palën Malazeze, heterogjeniteti i popullsisë rezulton ne një varietet normash kulturore dhe sociale ne vendndodhje te ndryshme. Ne pjesën malazeze, përveç shumicës malazeze, pakica te tjera etnike janë Serbet,Shqiptaret dhe Boshnjaket. Grupi me i madh etnik ne pjesën Malazeze janë Serbet te cilët përbejnë 27.9% te popullsisë totale. Grupi i dyte i pakicave janë Shqiptaret te cilët arrijnë ne 9.4%; Boshnjaket përbejnë rreth 8.9 %. Pjesa Shqiptare banohet ne mënyrë me homogjene nga etnia Shqiptare me disa përjashtime ne Rajonin e Shkodrës ku banon një pakice shume e vogël me pak se 1% e popullsisë se Rajonit te Shkodrës me etni Malazeze.

2.4. Infrastruktura rrugore

Pozicioni gjeografik i zonës se programimit ka një rëndësi te madhe, duke qene se korridori I transportit Adriatik-Jon i rrjetit te rrugëve Evropiane, e përshkon këtë territor. Infrastruktura rrugore arrin ne 10.0536 km. Densiteti i rrugëve prej 866.6 km për 1,000 km2 është shume me pak se mesatarja e Bashkimit Evropian 1,253 km.

Shqipëria dhe Mali i Zi janë pjese te Rrjetit SEETO4. Korridori me i rëndësishëm ne këtë zone është segmenti i rrugës Shkodër – Podgorica, i cili lidhet nëpërmjet Hanit te Hotit. Ky korridor bën pjese ne Rrjetin e Rrugëve Kryesore Evropiane. Ekzistojnë 5 pika kufitare kalimi ndërmjet Shqipërisë dhe Malit te Zi ndërkohë qe njëra prej tyre ofron edhe lidhje hekurudhore ndërmjet dy vendeve dhe, nëpërmjet Podgoricës, neper rrjetin rajonal hekurudhor. Infrastruktura rrugore është përmirësuar nëpërmjet rikonstruksionit te segmentit Shkodër-Muriqan si dhe rehabilitimit te segmentit Shkodër-Zogaj. Janë planifikuar përmirësime te tjera ne infrastrukturën e transporteve te cilat përfshijnë ndërtimin e linjës se trageteve nëpërmjet Liqenit te Shkodrës si dhe një ure e re mbi

Lumin Buna, çka do ta shkurtonte ne mënyrë domethënëse komunikimin ndërmjet dy aneve te kufirit.

Pavarësisht nga përmirësimet aktuale, komunikimet ndërmjet dy aneve mbeten te papërfunduara dhe te kufizuara. Infrastruktura e transportit është larg plotësimit te kërkesave teknike bashkëkohore.Pra ka nevoje për rehabilitim rrënjësor dhe ndërhyrje rikonstruksioni sidomos ne pjesën Shqiptare. Përveç kësaj, shpërndarja e pabarabarte përgjatë territorit dhe zhvillimi pamjaftueshëm për te përballuar trafikun intensive, pengon zhvillimin ekonomik dhe përdorimin optimal te pozicionit gjeografik. Një rrjet funksional transporti rrugor është esencial për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik te zonës se programimit dhe rritjes se nivelit te turizmit.

____________________________________________________________________

4 Observatori Juglindor I Transportit, Korridoret Rrugore dhe Lidhjet perfshine: Shqiperine, Bosnia dhe Herzegovina, Kroacia,

3.1. Turizmi

Turizmi eshte nje sektor me potenciale rritjeje, kjo per shkak te burimeve natyrore si dhe te vendeve me karakter historik dhe kulturor qe ndodhen ne te dyja anet e zones se programimit. Secila pjese e kufirit ka potencialet e saj individuale: natyre terheqese, bregdet te mrekullueshem, liqene terheqese, parqe kombetare, vende historike si dhe mundesi per zhvillimin e sporteve malore dhe turizmit rural.

Niveli i turizmit ne pjesen perfituese Shqiptare me nje perjashtim te vogel per Shkodren, eshte simbolik. Kjo ka te beje me faktore te shumte sic jane: kushtet e keqija te infrastruktures rruget,energjia, uji dhe higjiena, kapacitetet e vogla akomoduese, marketingu jo-profesional si dhe mungesa e informacionit dhe guidave turistike. Shkodra eshte nje qytet i lashte me nje te kaluar te pasur historike. Ekzistojne vende te shumta terheqese per zhvillimin e turizmit. Ne afersi te Shkodres ndodhen: plazhi i Velipojes, Liqeni I Shkodres, Keshtjella e Rozafes, Kisha e Shirgjit, Ura e Mesit, rrenojat Ilire te Gajtanit dhe qyteti mesjetar I Sardes. Shkodra perben gjithashtu nje pikenisje te mire per udhetime per tek Alpet Shqiptare. Pjesa e paprekur e Rajonit te Kukesit eshte e njohur per bukurite e egra dhe mund te ngjalle interes te madh tek turistet malore. Liqenjte dhe lumenjte e shumte ofrojne mundesi te shkelqyera panoramash per objekte turistike dhe turizem aventurash ne kete zone.Zona perfituese e Malit te Zi ofron nje infrastrukture turizmi shume me mire te zhvilluar. Ne vitin 2006 kjo zone u vizitua nga 0.8 milion turiste me nje mesatare qendrimi prej 6.4 ditesh. Rreth 1/3 e vizitoreve ishin te huaj. Nje bregdet shume i bukur shtrihet pergjate pjeses perendimore duke filluar

nga Ulqini plazhi I vjeter I gjate 13 km, Bar dhe Budva 21 km i gjate me 17 plazhe. Bar eshte nje qytet port, por i mirenjohur per shume objekte historike dhe kulturore te cilat ofrojne nje numer te madh festivalesh dhe evenimentesh kulturore. Bregdeti i Budvas perben qendren e turizmit te Malit te Zi.Megjithate zhvillimi i turizmit ne kete zone po perballet me veshtiresi te medha per shkak te problemeve qe kane te bejne me furnizimin me uje, planet rregulluese te qyteteve, nje numer i madh akomodimesh te pa-regjistruara, ndertime pa leje dhe infrastrukture e keqe rrugore ne zonat malore. Rritja potenciale e faciliteteve kulturore organizatat kulturore. Mundesite per zhvillimin e formave te specializuara te turizmit, turizmi liqenor dhe malor, vizitat ne qytete, etj.Mundesi per te zhvilluar strategji dhe programme te perbashketa per zhvillimin e turizmit, ruajtjen dhe promovimin e trashegimnise historike dhe kulturore ;

Sektori i turizmit eshte pranuar qe eshte shume i rendesishem per zhvillimin ekonomik dhe social te rajoneve qe ndodhen ne zonen e programimit. Intensifikimi i metejshem I

shkembimeve kulturore si dhe vleresimi i trashegimnise historike dhe kulturore do te kontribojne ne forcimin e identitetit te rajonit.

3.2 Bashkepunimi doganor ne tre dekadat e para te shekullit IXX.

Qytetarët e kësaj zone në krahasim me të tjerët kanë qenë të privilegjuar, sepse ata ishin të pajisur me leje të veçantë e cila quhej Karta e kufirit. Ajo ishte e shkruar në dy gjuhë, shqip dhe serbisht, dhe vërtetohej nga organet kompetente te vendeve përkatëse. Në saj të këtij dokumenti, qytetarët e kësaj zone kanë shkuar për të tregtuar në Shkodër, Ulqin etj., apo për të punuar tokën si edhe per te kryer shërbime të tjera nga njëra anë e kufirit në tjetrën.Kjo karte nuk vulosej çdo herë në doganë siç është dukuri tani me pasaportat, por evidentohej në librin e doganierit. Ai ishte një shërbim i pakomplikuar dhe ekspeditiv dhe i pranueshëm për qytetarët. Këtë kohë më të moshuarit, të cilët e kanë përjetuar, e kujtojnë me nostalgji, sepse ishte një qarkullim normal dhe pa pengesa në mes të dy vendeve. Por, për fat të keq një qarkullim i tillë u ndërpre në vitin 1948, që la pasoja të mëdha për popullatën shqiptare të kësaj zone, sepse ajo ishte e integruar në mënyrë fizike dhe shpirtërore me qytetin e Shkodrës si qendra më e rëndësishme tregtare dhe kulturore në veri të Shqipërisë.

3.3. Zhvillimi ekonomik

Si Mali i Zi ashtu edhe Shqipëria janë anëtare te marrëveshjes se Tregtisë se Lire te Evropës Qendrore, CEFTA. Marrëveshja e Tregtisë se Lire përfshin një numër komoditetesh potenciale te cilat përmirësojnë kapacitetet e eksporteve ne te dy vendet. Lista e komoditeteve përfshin produkte bujqësore dhe agro industriale te freskëta dhe te përpunuar si fruta, perime, peshk, produkte qumështi, mjaltë, bime mjekësore dhe aromatike, erza, produkte drusore, tekstile dhe lëkura, etj. Nënshkrimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë në mes të dy vendeve deshmon per vullnetin paqedashes te dy popujve.

Te dyja vendet marrin pjese ne Procesin e Stabilizim Asociimit. Shqipëria e nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, MSA me date 12 Qershor 2006.

Zhvillimi i përgjithshëm ekonomik ne zonën e programimit është i zhbalancuar. Pjesa Shqiptare ka një zhvillim me te ulet ekonomik jo vetëm krahasuar me pjesën e Malit te Zi por gjithashtu krahasuar me pjesën tjetër te Shqipërisë. GDP për fryme për pjesën e Malit te Zi11 është 33 % me e larte se mesatarja kombëtare, ndërkohë qe ne Shqipëri nuk ekzistojnë te dhëna zyrtare per GDP per fryme ne nivel rajonal.

Ne pjesën Shqiptare sektori i bujqësisë bazuar ne sipërfaqen e kufizuar te tokës bujqësore mesatarisht 0,2212 ha për banor mbulon 68 % te te punësuarve te përgjithshëm krahasuar me 41.15% % ne pjesën e Malit te Zi. Ne pjesën Shqiptare, nga rreth 2 600 ndermarrje private jobujqesore, 65% e tyre operojnë ne sektorin tregtar 44 % dhe sherbime 21 %, dhe vetem 14% ne industrine e lehte. Infrastruktura e dobet dhe problemet qe kane te bejne me pronesine mbi token, kane ndikuar negativisht ne zhvillimin e bizneseve lokale dhe kane dekurajoar investuesit e huaj. Edhe pse investimet e huaja direkte kane luajtur nje rol te rendesishem ne ristrukturimin e ekonomise Shqiptare duke i dhene nje shtyse rritjes ekonomike, ne pjesen Shqiptare eshte investuar vetem nje fraksion i vogel i kapitaleve te huaja, nderkohe qe situate eshte dicka me e mire ne pjesen Malazeze per arsye te investimeve ne turizem. Nuk ekzistojne te dhena per shperndarjen e Ndermarrjeve te Vogla e te Mesme ne Malin e Zi sipas sektoreve kryesore te ekonomise, por duke gjykuar nga te dhenat e punesimit, sektoret me dominues rezultojne te jene tregtia me 15.3% dhe industria e perpunimit 14.1%

3.4. Kuadri Institucional

• Protokolli ekzistues i bashkepunimit ndermjet Shqiperise dhe Malit te Zi

• Ekzistenca e Forumit Rajonal te bashkepunimit ndermjet rajonit te

Shkodres dhe Malit te Zi.

• Implementimi i marrveshjeve dhe programeve te perbashketa per ruajtjen e

Liqenit te Shkodres

• Kuadre te pergjithshme ligjore te favorshme dhe terheqese per zhvillimin e

FDI-ve. Mali i Zi eshte i ndare ne 21 bashki si njesi baze te vete-qeverisjes. Shqiperia ka nje strukture administrative te ndryshme. Vendi eshte i ndare ne 12 qarqe te cilat perfshijne 36 rrethe. Qarqet ndahen ne bashki ne zonat urbane dhe ne komuna ne zonat rurale. Zhvillimi rajonal perben nje element kyc ne procesin aktual te reformave te decentralizimit ne Shqiperi. Reformat fiskale te koheve te fundit kane si synim te arrijne autoritet te plote te njesive te qeverisjes vendore per sa I perket taksimit te bizneseve te vogla. Perpjekjet per te vene ne zbatim skemen e kreditimit te bashkive do t’u japin me shume liri njesive lokale ne drejtim te implementimit te programeve te zhvillimit.

3.5. Analiza e pikave te forta dhe te dobeta te zonave perfituese.

Analiza e pikave te forta dhe dobesive te zonave perfituese ne te dy vendet, kontribuoi per te nxjerre ne pah disa aspekte te vecanta te veshtiresive problemeve nga njera ane, dhe te burimeve mundesive nga ana tjeter, te cilat influencojne bashkepunimin nder-kufitar ne kete zone. Analizat e situates ne zonen e programimit rezultuan ne konkluzionet kyce te meposhtme ne lidhje me pikat e forta te kesaj zone:

  • Sektori i turizmit eshte pranuar qe eshte shume i rendesishem per zhvillimin ekonomik dhe social te rajoneve qe ndodhen ne zonen e programimit. Intensifikimi i metejshem I shkembimeve kulturore si dhe vleresimi i trashegimnise historike dhe kulturore do te kontribojne ne forcimin e identitetit te rajonit. Megjithate, zhvillimi i turizmit po perballet me veshtiresi ne rritje te cilat rrjedhin nga infrastruktura rrugore dhe nga situata ambientale.
  • Burimet ekzistuese natyrore kane nje rendesi domethenese ne lidhje me cilesine e jetes dhe perfitimet ekonomike te popullates te zones, kjo nepermjet venies se ketyre burimeve ne funksion te objektivit te zhvillimit te sektorit te turizmit. Gjithesesi, e gjithe zona po perballet me probleme ambientale per sa i perket vleresimit dhe ruajtjes. Nje nga prioritetet e momentit ka te beje me ruajtjen e zonave bregdetare nga shkarkimet e mbeturinave ujore dhe solide, ashtu si edhe ndotjes se ajrit nga aktivitetet industriale.
  • Ekonomite lokale jane ne zhvillim e siper dhe objektivi i tyre eshte qe te behen me terheqese per investimet e huaja direkte. Forcimi i rrjeteve te SME-ve dhe lidhjeve te sherbimeve qe ekzistojne ne secilen ane te zones se programimit, eshte nje faktor themelor. Zhvillimi infrastruktures dhe perhapja e lidhjeve te rrjeteve dhe sherbimeve te afta qe te mbeshtesin perhapjen e njohurive dhe te novacionit , do te kontriboje ne drejtim te rritjes se pergjithshme te prosperitetit dhe ekonomise.

Me poshte pasqyrohen pikat kryesore te dobeta :

1- struktura e tregut te punes paraqet nivele te larta papunesie tek te rinjte dhe vecanerisht tek femrat.

2- prezenca e flukseve te fuqishme migratore ka influencuar fuqine punetore dhe ka rezultuar ne

pakesimin e punonjesve te pergatitur dhe te edukuar. Ne te njejten kohe territori shfaq potencialitete, mundesi dhe burime themelore sic jane:

ose nje numer i larte te rinjsh te cilet kerkojne punesim duke patur nivel arsimimi shkollen e mesmete larte, kjo fale gjithashtu edhe presences se nje sistemi edukimi universitar te gjere dhe te kualifikuar.Nje sistem ndermarrjesh me te vogla e perhapur ne zonen e programimit, vecanerisht dinamike,ose nje trashegimi ambientale, natyrore dhe historiko-artistike e rendesishme dhe prezente ne shumicen e territorit te zones se programimit;

Nje sistem oferte trainimi dhe novacioni, e perhapur gjeresisht neper territor, e afte per te mbeshtetur sic duhet kerkesat qe vijne nga sistemi socio-ekonomik si i tere;

Nje pozicionim gjeografik i cili i jep zones rolin e nje udhekryqi te privilegjuar te arterieve te komunikimit per zonen e Ballkanit nga njera ane dhe Europes Qendrore nga ana tjeter,korridori i dhjete.

4.1 PROJEKTI PILOT 2007-2009

Pregatitja e draftit te programit nder-kufitar filloi me 19 Shkurt te vitit 2007 dhe drafti final iu paraqit Komisionit Europian me 31 Maj 2007. Dokumenti u aprovua zyrtarisht me 18 Dhjetor. Marreveshja Financiare ndermjet Komisionit Europian dhe vendeve pjesemarrese u nenshkrua ne fillim te vitit 2008 ku me pas vijoi me implementimin e projektit.

  • Buxheti i akorduar nga BE per projektin pilot Shqiperi-Mal i Zi

eshte 1.1 milion Euro.

  • Financimet nga pala Shqipetare do te jene per tre vitet 2,885,882
  • Financimet nga pala Malazeze do te jene 2,117 646


Fokusi i përgjithshëm i këtij programi është promovimi i bashkëpunimit ndërmjet njerëzve, komuniteteve dhe institucioneve te zonave kufitare, me synim arritjen e marrëdhënieve te mira te fqinjësisë, zhvillimit te qëndrueshëm, stabilitetit dhe prosperitetit ne interes te përbashkët te te dy vendeve. Inkurajimin e bashkepunimit te qytetareve dhe krijimit te partneriteteve ne te dy anet e kufirit.Forcimin e kapaciteteve te strukturave kombetare dhe atyre te perbashketa per manaxhimin e programit nder-kufitar. Pregatitjen dhe perhapjen e informacionit rreth programit si dhe permiresimin kapaciteteve te perfituesve potenciale per pergatitjen dhe zbatimin e projekteve.

Promovimin e zhvillimit ekonomik te zones nepermjet valorizimit ekonomik te potencialeve te saj turistike dhe kulturore.

Pervec kesaj programi do te synoje te ndertoje kapacitete te paleve te interesuara ne vend, institucioneve bashkiake dhe rajonale si dhe shoqerise civile per te marre pjese ne iniciativat nderkufitare. Mbeshtetjen ndaj iniciativave te perbashketa dhe aksioneve qe synojne mbrojtjen, promovimin dhe manaxhimin e ekosistemeve dhe zhvillimin e qendrueshem.

Programi do te implementohet në të dy vendet sipas skemave ekzistuese të menaxhimit të centralizuar. Përveç kësaj programi do të synoje të ndërtojë kapacitete te palëve të interesuara në vend, institucioneve bashkiake dhe rajonale si dhe shoqërisë civile për të marre pjese në iniciativat ndërkufitare.

4.2 Objektivi i pergjithshem i Programit:

Prioriteti I

Promovimin,bashkepunimin ndermjet njerezve, komuniteteve dhe institucioneve ne zonat kufitare, duke synuar marrdhenie te fqinjesise se mire.

Masa I.1

Zhvillimi ekonomik me theks ne promovimin e turizmit

Masa I.2

Ruajtja dhe promovimi i ambientit zhvillim te qendrueshem, stabilitet dhe prosperitet ne interes te perbashket te te dy vendeve.

4.3 Manaxhimi i programit

Te dy vendet do ta manaxhojne programin ne perputhje me modelin e manaxhimit te centralizuar. Strukturat e perbashketa jane ne procesin e krijimit.Sekretariati i Perbashket Teknik e ka vendndodhjen e tij ne Shkoder.

Prioritetet kryesore te programit. :

I: Forcimi i zhvillimit ekonomik nderkufitar

1-Zhvillimi ekonomik me nje theks ne promovimin e turizmit.

2. Mbrojta dhe promovimi i ambjentit dhe promovimi i nje turizmi te qendrueshem. 3- Rritja e kohezionit social ndermjet aksioneve "njerezit per njerezit"

II: Asistence teknike per nje menaxhim efektiv te programit dhe informim 1-Administrimi, monitorimi dhe vleresimi i programit 2-Informimi dhe publicitet mbi programin

4.4 Zonat perfituese

Republika e Shqiperise:Rajoni i Shkodres dhe Rajoni i Kukesit Mali i Zi: Bashkia e Budves, Bashkia Berane, Bashkia Andrijevica, Bashkia Play, Bashkia Danilovgrad, Bashkia Podgorice, bashkia Cetinje, Bashkia Ulqin, Bashkia Bar. Tab. 1

Ne Shqipëri pjesa Shqiptaret e zonës se programimit mbulon dy rajone me popullsi totale prej 337,247 banoresh2 te cilët banojnë ne 8 bashki dhe 52 komuna apo 468 qendra banimi qytete apo fshatra.

Ne Malin e Zi zona e programimit mbulon një territor prej 10 bashkish dhe 613 qendrash banimi qytete dhe fshatra me një popullsi totale prej 357 654 banoresh.

Popullsia totale qe banon ne zonat qe përfitojnë nga programi numëron 694,971 banore.

Projekti nder Kufitar mbulon një territor prej 11.681 km2.

Gjatësia e vijës kufitare ndërmjet te dy vendeve është 210 km, nga te cilat 172 km janë kufij tokësor dhe 38 km janë kufij ujor te Detit Adriatik, Liqenit te Shkodrës dhe lumenjve malore.

______________________________________________________________________________________

Tab 1. Perfituesit e projektit pilot ne zonen gjeografike, Shqiperi-Mali Zi

Ne kuader te IPA CBC komponentet ne vijim do te mbeshtesin:

  • Pjesemarrjen e Shqiperise brenda Programit te IPA CBC te Adriatikut;
  • IPA CBC Greqi – Shqiperi
  • IPA CBC, bashkepunimi i Shqiperise me vendet fqinje te Ballkanit Perendimor: ish Republikes Jugosllave te Maqedonise, Serbia ( perfshire Kosoven ne kuader te UNSCR 1244 dhe Mali i Zi.

Qellimi kryesor i programeve te IPA CBC do jete:

  • Zhvillimi aktiviteteve socila dhe ekonomike nderkufitare
  • Adresimi i sfidave te perbashketa ne fushat e mjedisit dhe shendetit publik,
  • Parandalimi dhe lufta kunder krimit te organizuar
  • Efikasiteti5 i sigurise.
  • Promovimi i bashkepunimit administrative dhe ligjor.

4.5 Eksperienca me aktivitetet nder-kufitare

Niveli i bashkepunimit ndermjet Shqiperise dhe Malit te Zi ka qene i shkelqyer gjate gjithe kohes se sundimit te sistemit pluralist.Ky bashkepunim eshte realizuar me shume ne nivelin e institucioneve qendrore,sesa mes rajoneve kufitare.

Bashkepunimi mes dy vendeve bazohet ne protokollet dhe marrveshjet ekzistuese si:

  1. Marrveshja e Tregtise se Lire ndermjet dy vendeve.
  2. Protokolli i Bashkepunimit, sipas te cilit te dyja palet bien dakord qe te zhvillojne aktivitete te perbashketa per te promovuar turizmin; per te hapur pika te tjera te kalimit te kufirit,dhe per te modernizuar ato ekzistuese me qellim sigurimin e lehtesirave te tjera per transportin e njerezve dhe te mallrave.
  3. Bashkepunimi ne fushen e turizmit per te vepruar ne menyre te perbashket per projektin e zhvillimit te Liqenit te Shkodres.
  4. Forumi Rajonal i bashkepunimit ndermjet Shkodres dhe Malit te Zi. Ky forum ka si synim promovimin e bashkepunimit ndermjet dy rajoneve. Ne kete forum bejne pjese perfaqesues te qeverisjes vendore dhe te sektorit privat, te cilet duhet te organizojne takime te perbashketa 3-4 here ne vit.
  5. Marrveshja e Lundrimit te Nentorit 2004, sipas se ciles palet bien dakord per realizimin e nje linje lundrimi nderkombetare Shkodra-Virpazar.
  6. Plani i Aksionit Strategjik per Liqenin e Shkodres i Marsit 2007 i krijuar ndermjet Ministrise se Turizmit dhe Ambientit te Malit te Zi dhe Ministrise se Ambientit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave te Shqiperise.

5.1. Strategjia e Programit te Bashkëpunimit nder-kufitar ne kuader te IPA-s

Synimi i Programeve CBC është:

· Forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar nëpërmjet iniciativave te përbashkëta lokale dhe rajonale, duke kombinuar objektivat e ndihmës se huaj me objektivat e kohezionit ekonomik dhe social. Objektivat specifike qe janë parashikuar te arrihen nga implementimi i programeve CBC qe BE ka ofruar për Shqipërinë janë:
Nxitja e zhvillimit ekonomik dhe social ne zonat kufitare.
Adresimi i sfidave te përbashkëta ne fusha si : mjedisi, trashëgimia natyrale dhe kulturore, shëndeti publik dhe parandalimi dhe lufta kundër krimit te organizuar
Nxitja e aktiviteteve te përbashkëta modeste qe përfshijnë partnere nga rajonet kufitare

Inkurajimi i sipërmarrjeve, ne veçanti, zhvillimi i SME-ve, turizmit, kulturës dhe tregtisë nder-kufitare
Nxitja dhe permiresimi i mbrojtjes dhe manaxhimit te perbashket te burimeve natyrore dhe kulturore, si dhe parandalimi i rreziqeve natyrore dhe teknologjike
Mbeshtetja e lidhjeve mes zonave urbane dhe rurale
Ulja e nivelit te izolimit, mes rrjeteve te permiresuara te transportit, rrjeteve te komunikimit dhe sherbimeve, ujerat nderkufitare, sistemeve energjetike dhe manaxhimit te mbetjeve etj
Zhvillimi i bashkepunimit5.

Kufij te sigurt

Nxitja e bashkepunimit administrativ dhe ligjor
Nxitje e integrimit te tregjeve nderkufitare te punes, iniciativa te perbashketa te punesimit, barazise gjinore, perfshirjes sociale etj.
Bashkepunimi Nderkufitar i aktoreve ne nivel lokal ndermjet kufijve shteterore mund te sherbeje si nje mjet i rendesishem ne krijimin e mirebesimit si edhe ne nje zhvillim rajonal dhe komunitar te paanshem. Vendosja e marredhenieve nderkufitare politike, ekonomike dhe sociale midis komuniteteve lokale gjithashtu, perfaqeson forcimin konkret te marredhenieve te normalizuara ndermjet shteteve dhe bashkepunimin e gjere rajonal.

_______________________________________________________________

5Ne sektore si shendeti, kulture ,turizem dhe arsim.

5.2. Prioritetet e projektit pilot 2007-2009

I. Zhvillimi i sektorit privat

II. Zhvillimi i Zones se Lire Ekonomike/ Treg i Perbashket per Mallra dhe Sherbime.

III. Zhvillimi i sektorit te SME –ve.

IV. Financimi i SME-ve,

V. Bashkepunimi i sektorit te prodhimit,

VI. Strategji dhe veprimtari te perbashketa per mbrojtjen e ekosistemit te liqeneve.

VII. Zhvillimi i Turizmit dhe Marketingut

VIII. Strategji te perbashketa marketingu.

Te mirat e bashkepunimit nderkufitar jane rezultat i forcimit te lidhjeve ekonomike dhe tregetare, qe nxisin krijimin dhe zhvillimin e rrjeteve te bashkepunimit ne te dyja anet e kufirit, si dhe vendosin lidhjet midis ketyre rrjeteve dhe me gjere ne BE.

Për periudhën 2007-2009, është parashikuar një shume prej 26.6 mln. € për këto programe si me poshte. Fondet për programet e e bashkepunimit me vendet anetare te BE-se janë fikse ndërsa fondet per bashkepunimin me vendet joanetare te BE-se janë indikative dhe duhet te përcaktohen nga vendet e përfshira ne çdo program. Gjithashtu, fondet ne dispozicion për këtë kategori, mund te përdoren për pjesëmarrjen e Shqipërisë ne programet transnacionale, programe te cilat janë ideuar për vendet anëtare, te cilët, me pëlqimin e tyre, mund te ftojnë edhe vende te tjera te marrin pjese me te drejta te plota ne këto programe. Ne kuader te programeve te bashkepunimit nderkufitar te ofruar ne kuader te IPA – komponenti Shqipetar ka perfitur shume investime sidomos ne kuader te bashkepunimit nderkufitar ne 11 pika kalimi kufitare me fqinjet.

Ne cfaze jane punimet e projektit pilot ?

Pika e re dhe e përbashkët si kufitare, midis Malit të Zi dhe Shqipërisë, ka nisur si projekt pilot i KE-së, me fonde të BE-së dhe megjithëse duhej të mbaronte në dhjetor të vitit 2008-të. Akoma nuk eshte perfunduar,por te dhena zyrtare prononcohen se pritet te mbarojne punimet se shpejti. Tani po afron edhe zezoni i ri turistik dhe një nga doganat më moderne midis dy shteteve pritet qe te nise punen e saj. Tashme kane mbetur vetëm “rifinituarat” , aktualisht po punohet ne fazen e fundit te punimeve,asfaltimin e plote te saj.

Eshte per tu theksuar se: Shqiperia dhe Mali i Zi kane treguar nje fryme paqeje dhe tolerance gjithmone nder shekuj, me tregetine e hershme ,turizmin ,zejtarine qe ne lashtesi si edhe shkembimin nderkulturor, pavaresisht pengesave ne kohe te ndryshme por ajo qe triumfon hapur mbi gjithshka eshte se solidariteti i popullit malazez dhe atij shqipetare u pa edhe ne perurimin e ketij projekti madhor pikerisht ne kufirin mes dy vendeve ku do te bashkepunojne frymet e popujve ballkanas ne nje pike te perbashket doganore ne harmoni dhe paqe te plote ,ky eshte nje mesim shembull edhe per vendet e rajonit.Forcimi i marredhenieve nderkufitare do te sjelle jo vetem paqe dhe siguri per keta te dy vende mike por edhe per tere rajonin duke shfaqur shenja te dashurise dhe duke mos i lene vend zemerimit te pashembullt te vendeve te tjera. Pika e kalimit kufitar në Muriqan do të kthehet në nje pikë të madhe të kalimit doganor, dhe të dy doganat do të kenë një territor të përbashkët midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Malit të Zi.Kjo është një fitore tjetër i integrimit rajonal midis Shkodrës dhe viseve të banuara me shqiptarë në republikën e vogël fqinje. Për herë të parë, të dy personelet doganore, do të jenë praktikisht në të njëjtin vend. Puna për ndërtimin e kësaj vepre të madhe të doganave ka filluar në muajin shkurt dhe punëtorët në fakt punojnë në të dy shtetet, duke mos ditur se ku është vija e kufirit. Deri tani janë gërmuar rreth 8 mijë metra kub dhera, dhe është ndërtuar një rrugë provizore për të devijuar makinat në kufi. Për këtë vepër inxhinieri i kompanisë ndërtuese “RT”, Viktor Apostoli, deklaron se “punimet kanë ecur shumë mirë dhe kemi ngritur rrugën provizore e spostimin e doganave ekzistuese. Pastaj kemi ndërtuar kantierin, kur kemi bërë gërmimet dhe sheshin ku do të ngrihet objekti kryesor. Tashmë, me ndërtimin e kësaj pike doganore dhe fillimin e ndërtimit të urës së madhe të Bunës, do të kemi një qarkullim jo vetëm të njerëzve, por dhe të mallrave. Pala shqiptare, vetëm në këtë pikë është disi më përpara se ajo malazeze, kjo për faktin se rruga, e cila kalon në palën tjetër deri në Ulqin apo Tivar, është një rrugë tepër e ngushtë, që nuk ka mundësinë e një transporti të mallrave lirshëm dhe me tonazhe të larta. Gjithsesi, tashmë po afrohet koha e kalimit kufitar të mirëkontrolluar dhe të një niveli të lartë për sa i përket shërbimit dhe kushteve që sot janë tepër të ulëta. Dogana do të ketë rrugë të veçantë për këmbësorët dhe po ashtu për autoveturat e për automjetet e transportit të mallrave. Ky projekt është i Komunitetit Evropian dhe është financuar me 1 milion euro. Ky projekt ka si supervizor dy përfaqësues italianë, që përfaqësojnë KE-në dhe një përfaqësues të drejtorisë së doganave shqiptare.

­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­Infrastukrura komode që ajo do të ofrojë, do të lëhtësojë ndjeshëm lëvizjen e udhëtarëve dhe mjeteve në drejtim të shtetit fqinj të Malit të Zi, theksoi, Olsi Kabashi, Kryetar i Degës Doganore të Shkodrës ne nje interviste. Gjithashtu ai shtoi se ky investim është më i madhi që është kryer ndonjëherë në Degën Doganore të Shkodrës dhe ka shërbyer si shtysë që puna në këtë degë, territori të cilin ajo mbulon, shtrihet në një sipërfaqe prej 145 kilometrash në kufi me Malin e Zi, të ecë me ritme të larta.

Sipas tij, efektiviteti i shërbimit në pikat doganore të Shkodrës është rritur ndjeshëm dhe pas vënies në përdorim të sistemit kompjuterik ASYCUDA, program i Bashkimit Europian, i cili mundëson lidhjen online me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në Tiranë.
Ai vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin që ka Dega Doganare e Shkodrës me Policinë e Kufirit. Si rezultat i bashkëpunimit dy palësh është arritur që të zvogëlohen së tepërmi rastet e kontrabandës përgjatë kufirit me shtetin malazes, gjë që ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në rritjen e të ardhurave.

Arritjet e degës Doganore të Shkodrës, gjatë vitit 2008 kapën shifrat prej 3 miliard, 81 milion e 607 mijë lekë, dyfishi i të ardhurave të një viti më parë. Dega e Doganore e Shkodrës kontrollon dhe menaxhon pikën doganore të Hanit të Hotit, bashkimin në Vermosh të Malësisë së Madhe, doganën e Muriqanit , atë të Urës së Bunës në rrethin e Shkodrës, si dhe Stacionin Ndërkombëtrar Hekurudhor të Bajzës në Malësi të Madhe, i vetmi i këtij lloji në Shqipëri. Ai ka bëri prezent vendimin për ngritjen e doganës në pikëkalimin kufitar të Muriqanit, e cila do të forcojë lidhjet e bashkëpunimin mes dy vendeve fqinjë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe do t'i krijojë mundësi biznesit për transport mallrash përmes këtij pikëkalimi.

Xhulia Gros, përfaqësuese e delegacionit të Bashkimit Evropian , ka theksuar se ky projekt me një vlerë 1.1 milionë euro është projekt pilot dhe merr një rëndësi të veçantë për faktin se dogana që do ngrihet në Muriqan do të jetë e para doganë e përbashkët në të gjithë Gadishullin e Ballkanit. Pikëkalimi kufitar i Muriqan- Sukobinës është hapur më 28 maj 2002 dhe funksionon vetëm për kalim njerëzish në dy anët e tij. Ai ka qenë i dyti pikëkalim kufitar që lidh Shqipërinë me Malin e Zi, pas atij të Hanit të Hotit, ndërsa më pas u hapën dhe dy pikëkalime kufitare, iVermoshit, i cili përdoret pak për shkak të pozicionit gjeografik dhe u shërben kryesisht banorëve të kësaj zone malore dhe i Urës së Bunës, i cili është liqenor dhe nuk ka funksionuar asnjë ditë që nga hapja e tij më 18 qershor 2006.

Avantazhet e pikes se perbashket kufitare Muriqan –Sukobine sot:

I. Bashkepunim rajonal,

II. Fqinjesi e mire.

III. Bashkepunim nderkufitar

IV. Prioritet turizmit.

V. Prioritet zhvillimit te vendit .

VI. Uljes se varferise.

VII. Qarkullimin e lire te njerezve dhe pa pengesa

VIII. Zhvillimit te turizmit.

IX. Lufta kunder krimit te organizuar,si dhe qenieve njerezore.

5.3. Plani I Alokimit Financiar 2007-2009

Shumat e bashkëfinancimit te BE-se dhe kombëtar te propozuara për Programin ndërkufitar IPA Shqipëri – Mal i Zi ështe e pasqyruar ne tabelen me lart.


Komisioni Evropian financon me 1.1 milionë euro ndërtimin e Pikës së Përbashkët të Kalimit Kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi një projekt ky prej €1.1 milionë euro i financuar nga Komisioni Evropian.

Ndërtimi i Pikës së Përbashkët të Kalimit Kufitar Muriqan/Sukobinë, e para e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor, do të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve, do të lehtësojë problemet që dalin nga afërsia e tyre dhe do të kontribuojë në zhvillimin social dhe ekonomik në zonën e kufirit dhe do t’i ndihmojë të punojnë së bashku për të ruajtur mjedisin, për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar, duke siguruar kufinjtë dhe duke promovuar marrëdhëniet midis njerëzve të këtyre rrethinave.

Ky projekt është pjesë e një ndihme më të madhe financiare të Bashkimit Evropian me një shumë prej 5.4 milionë euro, që përfshin ndërtimin e 11 pikave të kalimit kufitar në të gjithë Shqipërinë.

Pika e Përbashkët e Kalimit të Kufirit në Muriqan/Sukobinë përbëhet nga një ndërtesë kryesore me dy kate dhe me zyra të ndara (dogana, policia, veterinaria dhe shërbimi fitosanitar) për secilin nga vendet, Shqipërinë dhe Malin e Zi, si dhe pajisje të tjera për inspektimin, sekuestrimin, dizinfektimin, matjen e peshës së kamionëve,etj.

Ambasadori Lohan ne fillimet e perurimit te kesaj pike kufitare ka theksuar se pika e përbashkët e kalimit kufitar do të ndihmojë Shqipërinë dhe Malin e Zi të punojnë së bashku për të ruajtur mjedisin, për parandalimin e krimit të organizuar dhe për të arritur shërbime kufitare sa më të sigurta dhe efikase. “Uroj që kjo pikë e kalimit kufitar të shndërrohet në një simbol të bashkëpunimit të suksesshëm mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, dhe një pikë referimi në Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Hapja e pikës së re kufitare dëshmon bashkëpunimin në rritje midis dy shteteve fqinje,si kusht për bashkëpunimet e ardhshme rajonale dhe evropiane. Ajo shprehi kënaqësinë për hapjen e pikës kufitare,ku sipas saj,krijon mundësi më shumë për lëvizjen e lirë të njerzëve,hapja e kufirit është një shenjë e mirëkuptimit dhe angazhimit serioz për nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.


Ambasadori Lohan shprehu besimin se kjo pikë e kalimit kufitar do të shndërrohet në një simbol të bashkëpunimit të suksesshëm midis dy vendeve, si dhe një pikë referimi në Ballkanin Perëndimor për të ruajtur mjedisin, për të parandaluar krimin e organizuar, si dhe për të arritur shërbime kufitare sa më të sigurta dhe efikase tej bashkëpunimin mes dy vendeve dhe e cilësoi këtë rast, shprehje të vullnetit të dy qeverive për të punuar së bashku në frymën e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë. Pikat e përbashkët e kalimit kufitar Muriqan- Sukobinë përbëhet nga një godinë kryesore me dy kate dhe me zyra të ndara për secilin nga vendet, Shqipëri dhe Mali i Zi, për shërbimet në doganë, polici, veterinari dhe shërbimet fitosanitare.

5.4.Punimet ne piken e perbashket doganore Shqiperi- Mal i Zi.

Pothuajse të gjithë banorët e veriut të Shqipërisë që jetojnë dhe punojnë si emigrantë në Itali dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore kanë zgjedhur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, 13 km nga Shkodra, për të hyrë në Shqipëri. Ky fakt është më bindës kur statistikat e marra nga pika e kufitare e Muriqanit flasin për rreth 3500 persona që hyjnë çdo ditë nga kjo pikë. Kostoja më e lirë, rruga më e mirë, si dhe shërbimi më i shpejtë në dy anët e doganës janë disa nga arsyet që kanë joshur emigrantët të zgjedhin Muriqanin. Emigrantët hyjnë në Mal të Zi në portin e Tivarit, nga aty udhëtojnë drejt Ulqinit dhe më pas në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit. I gjithë udhëtimi nuk zgjat më shumë se 60 km, por nuk është vetëm distanca e vogël nga porti i Tivarit ajo që i shtyn, por edhe shërbimi i shpejtë pa radhë ajo që ka bërë për vete emigrantët të ndjekin këtë linjë udhëtimi për të hyrë në atdhe.
Ndërkohë, komandanti i pikës së kalimit kufitar të Muriqanit, Dritan Shimaj, thekson se fluksi I emigranteve sa vjen dhe po shtohet ne numer. "Vitin e kaluar kalimi I turistave shenoi kulmin nga ku kane kaluar rreth 3000-3500 qytetarë çdo ditë, fakt që tregon se numri i qytetareve qe kalojne kete pike kufitare eshte rritur ndjeshem duke I dhene rendesine e duhur kesaj pike kufitare.it", thotë Shimaj, i cili shton se çdo gjë është nën kontroll për sa i përket përballimit të fluksit. I eshte kushtuar rendesia maksimale
luftës ndaj trafiqeve. Kjo mbetet sfida e te gjitheve , duke përfshirë dhe forcimin e institucionit tonë për sa i përket sigurisë dhe luftës ndaj trafiqeve ilegale. Funksioni i saj do të jetë lufta ndaj trafikut të drogës, lëndëve radioaktive, armëve dhe qenieve njerëzore..

5.5 Argumenti permbylles. Analizat e mesiperme te situates nxjerrin ne pah faktin qe zona e programimit eshte shume e pasur me burime natyrore dhe kulturore por pjese te konsiderueshme te saj jane te nen-zhvilluara krahasuar me standardet respektive kombetare. Ekziston nje potencial I madh per zhvillimin ekonimik dhe te turizmit te cilat jane pergjithesisht te pa shfrytezuara sic duhet.Ekziston nje nivel i larte papunesie dhe i nje fuqie punetore te pa-kualifikuar dhe ekonomia e zones eshte e bazuar kryesisht tek bujqesia, peshkimi dhe industrite e vogla jo-konkuruese. Qe pas vitit 1990 niveli i shkembimeve ndermjet kufijve eshte rritur ne menyre te ndjeshme, por akoma i bazuar ne disa transaksione tregtare te vogla nder-kufitare te mallrave te huaja. Marrdheniet ndermjet operatoreve ekonomike dhe organizatave rajonale dhe lokale te Shqiperise dhe Malit te Zi, jane te dobeta dhe duket te kete pak mirekuptim te perbashket ne lidhje me mundesite ekonomike nderkufitare te rajonit.

Mendimi im referuar ketij projekti pilot eshte i nje rendesie te vecante sepse :Duke e krahasuar sherbimin ne piken kufitare Muriqan –Sukobin qe prej krijimit te saj ne vitin 2002 me sherbimin kufitar nen projektin pilot ndonese ky i fundit eshte akoma ne punime e siper veme re se:

Programi është ndërtuar mbi bazën e partneriteteve ekzistuese dhe iniciativave te bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe njësive te qeverisjes vendore ne zonën kufitare. Edhe pse deri tani ekzistojnë disa arritje ne drejtim te krijimit te partneriteteve lokale veçanërisht ne fushat e tregtisë dhe mbrojtjes se ambientit, bashkëpunimi ndërmjet shoqërisë civile, komuniteteve te biznesit dhe institucioneve kulturore mbetet akoma ne një nivel shume modest. Motivimi i institucioneve lokale dhe njerëzve për t’i përdorur ne mënyrë sa me efektive mundësitë e bashkëpunimit qe ofron Komponenti II i IPA-s, do te përbëje edhe sfidën kryesore për Shqipërinë dhe Malin e Zi gjate implementimit te këtij programi.Ky program Nder-Kufitar do te implementohet gjate periudhës 2007-2013. Programi do te implementohet ne te dy vendet sipas skemave ekzistuese te menaxhimit te centralizuar. Edhe pse infrastruktura e kësaj zone sidomos te vendkalimet kufitare nga ana e Shqipërisë nuk është në nivelin e duhur, kemi një qarkullim normal të udhëtarëve dhe automjeteve. Në këtë aspekt duhet veçuar vendkalimi në Sukubinë-Muriqan ku janë vendosur disa linja të rregullta ditore në mes Shkodrës dhe Ulqinit. Qarkullim më të dendur kemi gjatë muajve të verës sepse shumë qytetarë nga Shkodra dhe qytete të tjera të Shqipërisë vijnë për të kaluar pushimet në Ulqin, apo në qytete të tjera në Mal të Zi.

Duke marrë parasysh se zona kufitare në sistemin monist, sidomos aty ku kanë jetuar shqiptarët ishte simbol i paperspektivës, në saj të rrethanave të reja tashme ajo është zonë e integrimit dhe e zhvillimit rajonal. Prandaj është e udhës që krahas tre vendkalimeve kufitare ekzistuese te mundesohet edhe hapja e pikave të tjerave sidomos në Malësi të Madhe, Bardhaj-Tamarë dhe në Hutaj në Krajë (Skje-Zogaj) si dhe vendosjen në funksion të linjës ujore nëpër liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna

Pjesa me e madhe e iniciativave te bashkepunimit nderkufitar kane filluar vetem kohet e fundit,duke e bere te parakohsshme percaktimin e sakte te « mesimeve te nxjerra » . Megjithate, pikat e meposhteme mund te theksohen nga eksperienca ne bashkepunimin nderkufitar midis vendeve te tjera te Ballkanit Perendimor :

· Projektet e fokusuara ne mbrojtjen e ambjentit reflektojne prioritete e percaktuara nga nga institucionet rajonale dhe kombetare, duke pasur nje perfshirje te mire ne prioritetet e zhvillimit kombetar dhe lokal.

Pika e re kufitare në Sukubinë-Muriqan e shkurton dukshëm distancën midis dy qyteteve të lashta Shkodrës dhe Ulqinit.Distanca midis këtyre dy qyteteve përmes pikës ekzistuese kufitare të Hanit të Hotit ishte 160 km.,kurse me hapjen e kësaj pike të re kufitare, kjo distancë kufizohet në vetëm 38 km.Nga ky fakt vlerësohet se pika e re kufitare do të ndikojë dukshëm në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të këtij rajoni.Njëherësh,pika kufitare Sukubinë-Muriqan hap lidhje të mira dhe të shpejta me portin e Tivarit,me bregdetin e Malit të Zi dhe me shtetin e Kroacisë.

­­­­­

_____________________________________________________________________________________

Bibliografia

Ministria e Integrimit.Programi nderkufitar Shqiperi-Mal i Zi.

Artes Butka1
E-mail: artes.butka@ec.europa.eu (new)
Faqja në web e Delegacionit: www.delalb.ec.europa.eu

Interviste e nëndrejtorit te Përgjithshëm te Doganave, Bujar Vukaj, Gazeta “Koha Jone”.

Dokumentet baze, strukturat dhe kushtet e Programeve te Bashkepunimit Nderkufitar.

Programet IPA CBC me vendet anëtare te BE-se.

Programet IPA CBC me vendet kandidate/kandidate potenciale

Programet Trans-nacionale(faqe zyrtare e Ministrise se Integrimit).

Mirela Bogdani “Shqiperia dhe bashkimi Evropian” fq 114-121

Banka Boterore, “Shqiperia: Ristrukturimi i Shpenzimeve Publike ne Mbeshtetje te Rritjes ekonomike – rishikimi Institucional dhe i Shpenzimeve Publike, Dhjetor 2006 , Volumi I, pg 2

Dogana Muriqan “Gazeta Shekulli” Suela Kakzazi kordinatore pergjegjese per projektin pilot Shqiperi-Mal i Zi.

La colaboracione tra Montenegro anche L’albania

­­­­­­­­­­­­­­­­______________________________________________________________________________________

1Ngarkuar me Shtypin dhe Informacionin



No comments:

Post a Comment

Post a Comment