ENDRRA
EVROPIANE!
ÇFARË
DUHET TË PËRMIRËSOJË SHQIPËRIA?
Perceptimi
mbi aktualitetin në Shqipëri duhet të jetë real! Jo të gjithë ndajnë të njëjtën
pikëpamje për klimën politike në Shqipëri. Vështrimi real na lejon të shohim
qartë dhe pastër atë që është bërë dhe që duhet të bëhet në të ardhmen. Confucio thoshte: “In
un paese ben governato la povertà è qualcosa di cui ci si deve vergognare”.
Në opinionin tim ekzistojnë dy lloj varfërish në Shqipëri.
Ø
varfëria politike
Ø varfëria ekonomike
v Varfëria politike
Në këtë kategori bëjnë pjesë disa “politikanë” apo “pretendentë kandidatë” që në të ardhmen mendojnë se duhet të përfaqësojnë popullin apo drejtojnë Shqipërinë.
Kjo është shumë e dukshme gjatë fushatave elektorale dhe përzgjedhjes së kandidatëve për deputetët e ardhshëm. Njerëz që nuk janë zgjedhur mbi parimin e konkurencës, arsimimit apo dijeve por sipas preferencave të ndryshme të liderve të tyre apo sipas kapacitetetit ekonomik që ata kanë.
Sigurisht që vetë populli ndodhet përpara një dileme në përzgjedhje të tilla.
E atëherë çfarë mund të pritet nga prurje të tilla qoftë ky fillim apo rifillim i tillë kur mendohet
se këta njerëz
do të përcaktojne
fatin e “demos-it”(populllit) të tyre brenda dhe jashtë vendit.
A mund të mendojmë se këto njerëz mund ta çojnë Shqipërinë përpara?
Kjo është një çështje që duhet të ishte verifikuar një fazë më përpara se të arrinim këtu. Gjithsesi rruga që do të përshkohet është tejet e vështirë dhe sfidat janë shumë më të mëdha sesa zgjidhjet.
Megjithatë është shumë i dukshëm kontrasti i këtyre “politikanëve” apo “pretendentëve” me lideret aleate të BE nëse mendohet se në një të ardhme do të jemi pjesë e kësaj familje. Përfshirë këtu edhe vullnetin politik të politikanëve tanë si dhe nëse plotësojmë standartet e kërkuara sipas BE.
Duhet të argumentojmë se përfaqësuesit e ndryshëm të vendeve të BE janë aty falë kapacitetit të tyre intelektual dhe falë konkurencës së ndershme brenda Institucioneve të BE dhe jo nga rastësia, preferenca apo ngjyrat e ndryshme partiake.
Sigurisht që Shqipëria nuk përbëhet vetëm nga kjo kategori politikanësh, në anën tjetër ka politikanë të tjerë apo pinjolle që gëzojnë respektin dhe dinjitetin e njerëzve që i rrethojnë, që janë të mirarsimuar e që janë të aftë në atë që u besohet.
v Varfëria ekonomike
Sigurisht që kriza ekonomike e disa vendeve të BE dha efektet e saj edhe në Shqipëri. Fakti që shumica e emigrantëve shqiptare punonin dhe jetonin në këto vende, solli ndikimin e saj në ekonominë Shqiptare, rënien e remitancave etj.
Cilat janë sfidat për një Shqipëri përparuese?
1. RIMËKËMBJA EKONOMIKE
Ø Ulja e nivelit të borxhit
Ø Forcimi i praktikave menaxhuese të borxhit, sepse banka e Shqiperisë
lidhet me zhvillimet që ndodhin në Evropë, kështu që kriza Evropiane ndikon në
mënyrë të drejtpërdrejtë në Shqipëri. Të ardhurat e vendit janë të pakta për të
përballuar këtë borxh.
Ø Stabilitet ekonomik dhe rritje ekonomike
Ø Konkurencë të ndershme.
2. SIGURIA E QYTETARËVE
Në
“Strategjinë e Sigurisë së Bashkimit Evropian” Bruksel shkruhej: “No single
country is able to tackle today’s complex problems on its own” Po ashtu edhe
Shqipëria nuk mund t’i përballoje e vetme problemet pa bashkëpunimin e
institucioneve të brendshme të saj e në veçanti pa bashkëpunimin fqinjëve të
saj.
§ Konsolidimi,
bashkëpunimi dhe transparenca ndërmjet
Policisë-Gjykatës-Qytetarëve
Dihet se ka
ligje ka dhe institucione, ka polici dhe prokurori por duhet të punohet më
tepër në konsolidimin e forcimin e këtyre institucioneve, me qëllim që të
arrihen standarte më të larta sigurie për qytetarët brenda territorit Shqipëtar.
Ø Policia
duhet të jetë më bashkëpunuese me njerezit, më e pranishme jo vetëm në qendra
urbane por edhe në periferi.
Ø Gjykata
duhet të bëjë punën e saj në mënyrë transparente dhe të paanshme.
Ø Gjykata
duhet të bashkëpunojë më ngushtësisht me policinë.
Ø Verifikime
periodike, auditim mbi ecurinë e punës së këtij institucioni.
Për të
arritur këtë mund të merren modele dhe eksperienca shumë të mira nga aleatet
tanë të BE por edhe nga organizmat e sigurisë ndërkombëtare si OSBE etj.
- Sa të sigurt janë
qytetarët shqiptare?
- Sa e sigurt është jeta
e një shqiptari në Shqipëri?
Kjo nuk
dihet dhe asnjëherë nuk është e sigurt. Nuk është e sigurtë duke e krahasuar
atë me shtetet fqinjë apo me vendet anëtare të BE. Njeriu del në mëngjes në
punë dhe nuk e din nëse kthehet apo jo në darkë. Pse? Pse ndodh kjo? Një
shprehje amerikane thotë kështu: “Everything
happens for a reason”. Vërtetë gjithçka ndodh për një arsye dhe kjo ndodh
sepse:
1-
Armët (armëbajtjet pa leje) akoma janë
prezente. Është akoma një terren ku vrasjet dhe krimet godasin në mes të
qytetit, fshatit, në pikun dhe kulmin e lëvizjes së njerzve. Në pikë të
mesditës. Ka pasur raste ku kalimtarë të pafajshëm janë bërë viktima.
2-
Vjedhjet e
shtëpiave dhe automjeteve.
3-
Aksidentet
rrugore janë të mëdha.
Për arsyen
se:
· Sa rrugët
në Shqipëri janë brenda standarteve ndërkombëtare?
· Sa njerëz
kanë vdekur në superstradat: Lezhe –Tiranë, Tiranë - Durrës etj. ?
· Sa njerëz
kanë humbur jetën vëtëm duke u përpjekur që të kapërcejnë rrugën?
· Sa drejtues
automjetesh dinë të lexojnë rregullat e qarkullimit rrugor?
· Sa drejtues
automjetesh janë të aftë të kalojnë testin e patentës pa ndihmën e lekëve?
· Sa gabimet
e projektuesve të rrugëve kanë marrur jetë njerëzish apo janë bërë burim
aksidentesh?
· Sa
mbikalime nevojiten në qendrat e banuara?
· Sa njerëz
kanë humbur jetën vetëm duke u përpjekur që të shmangin gropat?
· Sa shenjat
rrugore tabelat treguese fuksionojnë?
· Sa vijat e
bardha ndarëse të korsive të rrugës janë të dallueshme? E nëse bëhet një
aksident ku duhet të orientohemi nëse e kemi kaluar vijën e bardhë ndarëse apo
jo kur ajo vijë nuk ekziston?
· Sa semaforet
punojnë nëpër kryqëzime?
· A ka një
rregull për mirëmbajtjen e tyre? Ka shumë e shumë kohë që disa prej tyre nuk
funksionojnë. Ka semaforë që kanë ngelur të stakuar në dritën e kuqe ku
shpeshherë bëhët objekt kaosi, ngatërrese e burim aksidentesh për vendas e të
huaj.
· Përse nuk
vendosen fasada që shërbejnë për të ngadalësuar shpejtësinë pranë qendrave të banimit në fshatra apo
pranë shkollave? Tek-tuk në disa qendra të banuara kryesisht nëpër fshatra
banorët kanë vendosur copëza e shirita betoni nëpër rrugë me qëllim që të kenë
një element më tepër sigurie.
Pyes veten: Taksat që unë i paguaj shtetit çdo vit për
makinën time a mos vallë do të vijë një ditë ku këto taksa të vihen në shërbim
të mirëmbajtjes infrastrukturore të kësaj rruge?
Ja pra të gjitha këto probleme janë për t’u
parë dhe për të vendosur objektiva me qëllim që të ulim ndjeshëm dhe reduktojmë
numrin e aksidenteve rrugore me qëllim që të shpëtojmë jetë njerëzish.
3. ARSIMIM DHE PUNËSIM
“A strategy for smart sustainable and
inclusive growth”. Kjo është motoja e shprehur në komunikimin e
Komisionit Evropian për Strategjinë 2020 në Bruksel. Kjo shprehje gjen vend në
një familje të madhe Evropiane, por është një këmbane edhe për ata që duhet të
bëhën pjesë e BE në një të ardhme.
Risitë dhe njohuritë janë dy konceptet kyqe në
zemër të çdo shoqërie. Janë drejtuese për çdo shtet që nxit rritjen e
inteligjencës dhe njohurive të mëtejshme arsimore, konkurencën për vendet e
punës duke i bërë ato më tërheqës drejt BE për të punuar dhe studiuar.
Parë
në këndvështrimin tim sistemi arsimor në Shqipëri duhet të ketë një strategji
integrimi që mbërthen në një bosht të vetëm edukimin, kualifikimin dhe punësimin.
§ EDUKIMI
Ø Edukim profesional
Ø Sistem verifikimi mbi origjinalitetin e
diplomave të:
-
Shkollave të mesme,
-
Universitare,
-
Pasuniversitare,
-
Doktoraturës.
Është
një element që kërkohet edhe në vendet e BE (dichiarazione di valore- Itali)
§ KUALIFIKIMI
Jetojmë në
një kohë ku risitë teknologjike po ecin me hapa të shpejtë për rrjedhojë, shumë
punë do të kërkojnë standarte të larta kualifikuese, qoftë në Shqipëri apo
jashtë saj. Evropa, kërkon më shumë njerëz të shkathët, me arsim të lartë me
njohuri inovative, me qëllim që ta mbajë ekonominë e saj konkuruese në të
gjithë botën.
§ PAPUNËSIA
§ Mobilizimi
i punësimit- promovimi i trajnimeve drejt tregut të punës
brenda- jashtë shtetit si një rrugë bazuar në shkathtësi dhe eksperiencë. Kjo
do të ndihmojë shumë të rinj dhe të reja që kërkojnë punë të jenë të përgatitur
me qëllim që të hynë në tregun e punës qoftë ai Shqipëtar apo Evropian.
Kjo vlen sepse: shumë të rinj po shkollohen por nuk gjejnë pune,
në njërën anë ne ndikojmë në rritjen e shifrave të edukimit e në anën tjetër
rriten shifrat e papunësisë. Duhet një mekanizëm publik dhe privat, me partnerë
kombëtarë dhe ndërkombëtare me qëllim që të mbajë të tërhequr edukimin dhe
punësimin të pashkëputur nga njëri-tjetri.
§ Transparenca
e vendeve të punës- Vendet vakante duhet të shpallen me
transparence të plotë në sektorin publik e privat dhe jo atëherë pasi të kenë
rekrutuar personat në punë.
4. INFRASTRUKTURA HEKURUDHORE
Infrastruktura
hekurudhore në Shqipëri nuk është në nivelin e duhur. Sipas web-site të Ministrisë së Transportit kemi vetëm 447 km rrugë hekurudhore, me një inventar prej
66 vagonë udhëtaresh, 225 vagonë malli dhe 25 lokomotiva.
Fakti që Shqipëria ndodhet në një pozitë gjeografike të tillë me dalje në det dhe në tokë, i jep mundësinë e lidhjes së
transportit me vendet fqinje Ballkanase por edhe me ato të BE e me gjerë. Nëse i referohemi vendeve fqinje do vëmë re se ato kanë të ardhura shumë të mëdha, me anë të sistemit hekurudhor.
Objektivat për një sistem
hekurudhor më të mirë:
1-
Infrastruktura hekurudhore
2-
Logjistika hekurudhore.
3- Marrëveshje bashkëpunimi me fqinjët, me qëllim që të kemi akses në
sistemin hekurudhor Ballkanas, ku trenat shqiptarë të udhëtojnë edhe jashtë
kufinjve të Shqipërisë qoftë për qëllime tregëtie apo
turizmi.
Impakti pozitiv: Kjo do
të sillte një
zhvillim të madh brenda Shqipërisë edhe për zonat e
pazhvilluara shqiptare. Eksporti - importi i mallrave të ndryshme, si edhe transporti i njerëzve, do ta lehtësonte
mjaft mirë lëvizjen e lirë të njerëzve brenda
Shqiperisë. Në anën tjeter do të sillte
kursime më të mëdha në familjet shqiptare
dhe do të ndikonte ndjeshëm në reduktimin e ndotjes së ambjentit.
Megjithatë do të rriste edhe
numrin e të punësuarve në Shqipëri, lehtësonte udhëtimin e shumë turistëve që dëshirojnë të eksplorojnë Shqipërinë.
Për të përmirësuar të gjitha këto çështje në
mënyrë efektive duhet kohë e gjatë por shumë nga këto probleme të parashtuara
në këtë artikull mund të zgjidhen.
Së fundi: duhet të kujtojmë se lideret duhet të
udhëheqin vendin! Megjithatë Shqipëria nuk do të kishte arritur asgjë pa
vizionin e këtyre burrave dhe pak grave politikanë. Gjithsesi lideret politike
të së sotmes duhet të jenë më shumë të aftë për të j’u dhënë zgjidhje
problemeve.
No comments:
Post a Comment